Në vitin 1978, pas një aktiviteti të bujshëm në shumë lëmi të jetës kulturoro-argëtuese, u themelua Sh.K.A “Rexhep Voka” Grupit të aktivistëve të dalluar u printe Kadir Shabani. Kontribut të rëndësishëm për përpilimin e statutit të shoqërisë dhanë edhe Idriz Qaili dhe Nexhmi Uzairi. Për pregatitjen e vulave dhe libreza u dalluan Ali Aliu dhe Lazim Maksuti.