Shipkovica shtrihet ne shpatet e Malit Sharr në perëndim të Pollogut. Në lartësinë mbidetare prej 900-1100 metra perçegjatë rrugës Tetovë – Kodra e Diellit. Shipkovica ka 4200 banorë, të gjithë shqiptar. Popullsia aktive e Shipkovicës merret me bujqësi, tregti dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Itali, Norvegji, Austri, Belgjikë etj. Është me një infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me disa probleme. Komunën e Shipkovicës e përbëjnë pesë vendbanime : Brodeci, Bozovca, Gajre, Liseci, Veshalla. Pas rrëzimit së komunizmit dhe shkatërrimit të ish-Jugosllavisë banorët u organizuan moralisht për tu përballuar sfidave që do të vinin, në këtë komunë po në fshatin Shipkovicë… si legjendë e pavdekshme e Sharrit… pati fatin ti njohë e ti ketë mik të shtëpisë, intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë e atdhetarë të shumtë, njerëz të përmalluar ndaj kombit e atdheut, të vetëdijshëm duke qenë në shërbim të shqiptarizmit.